Die. Nën 24th, 2024

“Shqelmi ndaj policit”, Dardan Molliqaj nuk lirohet, mbetet në burg!

Pas arrestimit në aksionin e sotëm kundër “tiketës ngjitëse”, Prokuroria ka vendosur masën e paraburgimit për kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj.

Këtë e konfirmoi zyrtari i kësaj partie, Frashër Krasniqi, i cili gjatë ditës së sotme ishte në mesin e të arrestuarve në aksion.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se pas dhunës së Xhelal Sveçlës u vendos paraburgimi për Dardan Molliqajn.

Krasniqi thekson se aktivistët u arrestuan brutalisht, në aksionin paqësor, ndërsa vlerëson se ky është kombinim i rrezikshëm i autoritarizmit me oligarkinë e pabarazinë.

Postimi i plotë:“DHUNË, NË MBROJTJE TË MONOPOLEVEPas dhunës së kryepolicit Xhelal Sveçla, prokuroria vendosë në paraburgim kryetarin e PSD-së Dardan Molliqaj.Kur ju doli afera e keqpërdorimit, tentuan të mbrohen duke gënjyer. Kur gënjeshtra u doli shpejt, dhunës i erdhi radha. Aktivistët u arrestuan brutalisht, për një aksion politik krejtësisht paqësor.Paralajmërim më të qartë nuk ka. Veç kush s’don me pa e me kuptu:Paratë do t’ia marrin shumicës (sundim i ligjit e formalitet), për t’ia dhënë pakicës (monopole e përqendrim i pasurisë). Kushdo që guxon me i kritiku, arrestohet brutalisht e burgoset.Ky pra është kombinimi i rrezikshëm i autoritarizmit me oligarkinë e pabarazinë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *