Sht. Nën 23rd, 2024

Shqipëria nuk njeh aneksimin rus: E rreme dhe në shkelje të së drejtës

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pasi presidenti rus Vladimir Putin shpalli katër provinca të Ukrainës si pjesë të Federatës Ruse.

Ministria e Jashtme shqiptare ka shpërndarë me anë të një postimi në Twitter dënimin e saj për vendimin e Kremlinit.

“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara”, shkruhet aty.

Ministria e Jashtme vijon duke thënë se “çdo aneksim të një territori të një shteti nga një shtet tjetër si rezultat i kërcënimeve dhe përdorimit të forcës përbën një shkelje të principeve të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare”.

Njëjtë sikurse Shqipëria, edhe fuqitë perëndimore kanë premtuar se nuk do ta njohin aneksimin e Rusisë. Por, Rusia ka premtuar të mbrojë atë që thotë se është territori i saj i ri.

Përgjatë fjalimit, Putin ka thënë se dëshiron që Kievi dhe Perëndimi ta dinë se secili banor i rajonit të Donbasit do të bëhet shtetas rus përgjithmonë.

Ai ka thënë se autoritetet e Kievit duhet ta respektojnë qëndrimin e banorëve të këtyre rajoneve, sepse është rruga e vetme drejt paqes.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *