Sot Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në media është raportuar se është marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqin.
Lidhur me këtë, ShSKUK ka dalë me një sqarim ku ka treguar se në mbledhjen e sotme, ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës, duke mohuar shkarkimin e Krasniqit.
“Në mbledhjen e datës 27 korrik 2022, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës”, thuhet në komunikatën e Bordit Drejtues – ShSKUK