Sht. Nën 23rd, 2024

Shtetet e QUINT-it reagojnë pas shtyerjes së zgjedhjeve në Veri

Shtetet e QUINT-it kanë dalur me deklaratë të përbashkët, pas shtyerjes së mbajtjes së zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e BE-së/ PSBE-ja mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës dhe liderëve të partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve komunale dhe për kryetar komunash në katër komunat veriore në këtë kohë.

Ky vendim konstruktiv avancon përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, e cila është kyçe për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” thuhet në reagimin zyrtar.

Ndërkohë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani,e njoftoi 23 prillin e vitit të ardhshëm si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *