Këshilli i Evropës e ka pranuar sot aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë institucion evropian.
Komiteti i Ministrave sot e ka miratuar me dy të tretat e votave aplikimin e Kosovës në KiE.
Shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela, ka falënderuar të gjitha shtetet që kanë votuar pro gjatë votimit për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por edhe ato shtete që abstenuan dhe ato që nuk kanë votuar fare.
“Faleminderit të gjitha vendeve që votuan pro, abstenuan ose nuk votuan fare gjatë votimit të sotëm për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar ai në Twitter.
Këto janë shtetet që votuan pro:
Shqipëria, Andorra, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Findlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda. Maqedonia, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Turqia, Mbretëria e Bashkuar
Këto janë shtetet që abstenuan:
Bosnjë dhe Hercegovinë, Greqia, Moldavia, Sllovakia, Ukrainë
Ky është shteti që nuk votoi fare:
Armenia