Shtrati i hotelit ku fjeti Cristiano Ronaldo gjatë vizitës së Kombëtares së Portugalisë në Slloveni do të shitet në një ankand, me ofertën e hapur për 5000 euro.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte pjesë e skuadrës portugeze që qëndroi në hotelin Grand Plaza gjatë një vizite në Lubjanë. Ndërsa ai ndoshta kishte një gjumë të mirë të natës në një mjedis luksoz, humori i tij u prish kur pësoi një humbje shokuese 2-0 në Stozice.
Tifozët sllovenë e ndoqën Ronaldon edhe jashtë fushës së blertë, deri në aeroportin e Brnos dhe në hotelin ku qëndroi portugezi, për të bërë fotografi apo për ta marrë ndonjë autograf nga ai.
Mbështetësit vendas u përpoqën të kapnin një paraqitje të shkurtër të Ronaldos larg fushës, pavarësisht se zbritën në aeroportin e Brno-s dhe hotelin në të cilin qëndroi kombetarja e Portugalise, me të mirën e të gjitha kohërave të mbajtur larg syrit të publikut. Gjuetarët e autografëve mbetën të zhgënjyer, por tani mund të kapin një pjesë të veçantë të relikeve me temë CR7
Por, CR7 mbeti larg syrit të publikut dhe tifozët mbetën të dëshpëruar që nuk mundën ta takonin atë.
Sidoqoftë, një prej tyre, ai që do të jetë më fatlum, do të mund të posedojë diçka që lidhet me Ronaldon.
Hoteli Grand Plaza, në bashkëpunim me kompaninë mediatike POP TV, ka njoftuar se do të nxjerrin në ankand shtratin e Ronaldos, ku të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi. Në një deklaratë thuhet: “Meqenëse kjo ishte një ngjarje mjaft e veçantë dhe unike, ne vendosëm të përgatisim një surprizë unike në të cilën të gjithë fansat mund të marrin pjesë. Nuk e dimë se kur do të kemi mundësinë ta presim sërish Ronaldon në Slloveni. Në një ankand special, ne do të ofrojmë shtratin në të cilin ka fjetur ylli Cristiano Ronaldo në shtëpinë tonë. I urojmë të gjithëve fat dhe pjesëmarrje të suksesshme në event.”
Çmimi fillestar për shtratin në fjalë do të jetë 5,000 euro, por kjo shifër ka të ngjarë të rritet me shpejtësi pasi legjioni besnik i ndjekësve të Ronaldos lufton për të drejtën për të kërkuar pronësinë e mobiljeve që janë përdorur nga një prej lojtarëve më të mëdhenj që ka pasur qe ka zbukuruar ndonjëherë një fushë futbolli.