Hën. Nën 25th, 2024

Shtyhet përsëri mbledhja e KQZ-së, kjo është arsyeja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do ta mbajë mbledhjen që ishte planifikuar të mbahet sot.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, për shkak se janë në përgatitje të materialeve për mbledhje.

“Mbledhja e planifikuar për sot nuk do të mbahet. Jemi në përgatitje të materialeve për mbledhje, për mbajtjen e së cilës do t’iu njoftojmë me kohë”, ka njoftuar ai.

E njëjta mbledhje ishte planifikuar të mbahej dje, mirëpo anëtarët e KQZ-së kanë kërkuar më shumë informacione për vlerësimin e sigurisë së qendrave të votimit.

Në rend dite ishin një varg pikash që kishin të bënin me organizimin e zgjedhjeve në veri.

Rendi i ditës:

Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
Raportet e Këshillave të KQZ-së
Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Raport nga KKZ-të në komunat Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan për Qendrat e Votimit

-Njoftim me vlerësimi e rrezikut për QV-të për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zveqan dhe Zubin Potok.

-Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve që shtypen për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që shtypen për zgjedhjet e parakohshme për kuvende në Komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit

-Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për rritjen e numrit të votuesve për vendvotime për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq,

-Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve të KVV-të për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan,

-Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës se bazës së shenimeve të departamentit të pensioneve, Ministria e Financave, Punes dhe Transfereve

Këshilli Mbiqkyrës për Informim Publik
-Shqyrtimi dhe miratimi i Llogos dhe dizajnit të produkteve të IP per zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq

Të ndryshme

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *