Është shtyrë sërish seanca paraprake për Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka njoftuar se seanca për dosjen “Partizani” u shty për më 13 mars, raporton Euronews.al.
Gjatë kësaj seance, mbetet për t’u bërë mbrojtja dhe do të diskutohet nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim.
Berisha, kreu i Partisë Demokratike është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ai është i detyruar të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme çdo të hënë të javës së parë dhe të tretë të çdo muaji.