Komandanti i Brigades se Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi tha se zjarri në trafostacionin në Prishtinë tashmë është drejtë përfundimit.
Sipas tij, nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar.
“Reagimi ka qenë i shpejtë. Tashmë po e shihni që gjithçka është në përfundim e sipër dhe gjithçka është drejtë fundit. Sa i përket të lënduarve nuk kemi informata se ka, që është lajm i mirë sigurisht. Ndërsa sa i përket dëmeve materiale ne nuk bëjmë asi lloj vlerësimi, janë inspektorët e tjerë që do të bëjnë vlerësimin se pse ka ardhë deri tek zjarri”, tha Malaj.
Lulzim Fushtica, drejtor i Drejtorisë për Siguri edhe Emergjenca në Prishtinë, tha se një pjesë e kryeqytetit ka mbetur pa energji elektrike, teksa sipas tij, po punohet për një zgjidhje alternatrive.
“Për momentin një pjesë e kryeqytetit është pa rrymë pasi që kjo është një prej trafostacioneve kryesore, pra Arbëria dhe Qendra janë pa rrymë. Ekipet e KEDS-it janë duke punu që sa më shpejtë të gjejnë zgjidhje alternative që rryma të kthehet në këto pjesë. Policia është duke u marrë me hetime. Derisa nuk kemi ende ndonjë dyshim për arsyet e zjarrit”, tha Fushtica.