Si pasojë e gjendjes emergjente të energjisë, kabineti i Konjufcës i drejtohet me një letër Administratës së Kuvendit!
Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, i është drejtuar me administratës se Kuvendit me një letër, rreth krizës energjetike që ka kapluar vendin.
Indeksonline ka siguruar letrën e plotë.
Përshëndetje,
Shpresoj se jeni mirë me shëndet dhe punët po ju ecin mbarë.
Siç jeni në dijeni, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka shpallur gjendjen emergjente te energjisë në vendin tonë.
Si pasojë e gjendjes emergjente të energjisë, ju bëjmë thirrje të vendosim disa masa edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës si në vijim;
1.Të mos harrohen, apo të ketë kujdes të shtuar me dritat ne zyrat tona, dhe korridoret e objektit të Kuvendit.
2.Të fiken kompjuterët dhe printerët pas përfundimit të orarit, dhe pajisjet tjera të cilat mund te shpenzojnë energji (tv, klima për ngrohje etj)
3.Të ketë kujdes të shtuar pas orarit me dritat në garazha, korridore dhe zyrat e Kuvendit te Kosovës.
Ju lusim shumë që këto masa te fillojnë të zbatohen nga sot me datë 25.12.2022.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Gjitha të mirat!