Bedri Hamza del se është kandidati më i pëlqyer për kryeministër brenda elektoratit të partisë së tij.
Ai ka marrë mbështetjen e 74 për qind të votuesve të PDK-së.
Këtë vlerësim e ka bërë analisti politik, Albert Krasniqi që ka publikuar edhe përqindjen për secilin prej kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve dhe numërimit në vazhdim, Bedri Hamza del si kandidati më i pëlqyer për kryeministër brenda elektoratit të tij, duke marrë mbështetjen e 74% të votuesve të PDK-së. Ai është i vetmi kandidat që nuk është kryetar partie”, ka thënë Krasniqi.