Pre. Dhj 27th, 2024

Situata e sigurisë, komandanti i KFOR-it dhe diplomatët që kanë ushtarë në Kosovë mblidhen në Film City

Gjeneralmajor Ozkan Ulutas, komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, i ka pritur sot në takim Shtabin e KFOR-it në kampin Film City, ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 28 vendet aleate dhe partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR.

“Diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë, aktivitetet aktuale të KFOR-it dhe bashkëpunimin e KFOR-it me komunitetin më të gjerë ndërkombëtar”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga KFOR-i.

“Ky takim është një tjetër demonstrim i prekshëm i përkushtimit tonë kolektiv dhe të palëkundur drejt sigurisë së qëndrueshme për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal”, tha komandanti i KFOR-it, Ulutas.

KFOR-i thekson si zakonisht se vazhdon ta përmbushë mandatin e tij për të kontribuar për “një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë” dhe lirinë e lëvizjes “në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *