Komisioni i Garave i Superligës, ka hapur inicim disiplinor ndaj Fizioterapeutit të Malishevës, Ali Bytyqi.
Sipas njoftimit, Bytyqi pas ndeshjes Malisheva-Ferizaji, fillimisht e ka grushtuar asistentin e parë, Edmond Zeqiri dhe pastaj ka tentuar ta godasë edhe me gurë, shkruan IndeksOnline.
Por stafi i klubit thuhet se e ka ndaluar të ta bëjë veprime tjera.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicim disiplinor:
Ndaj: Fizioterapeutit të FC ”Malisheva”, Ali Bytyqi nr ID 017040M92. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, duke hyrë në veturë i afrohet asistentit të parë e ofendon dhe e godet në fytyrë me grusht, mirëpo në vazhdim merr një gurë dhe tenton prap ta godasë por fal intervenimit të futbollistëve dhe kryetrajnerit të Malishevës u evitua më e keqja (e morën dhe e futën në lokalet zyrtare të klubit} Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Malisheva- Ferizaj