Mër. Nën 13th, 2024

“Skandal e përtej skandali”, gazetari i medias gjermane ‘shpërthen’ ndaj ‘trajnerit’ që godit vajzën e tij – kërkon urgjentisht…!

Gazetari i medias gjermane, Bahri Cani ka reaguar ashpër ndaj rastit të trajnerit, që u pa duke e goditur me shuplakë taekëondisten.

Ai këtë në një postim në Facebook e cilësoi më shumë se skandal.

Cani komentoi faktin se trajneri ishte edhe babai i garuese, ku me këtë rast kërkoi që ky “trajner” duhet të përjashtohet përgjithmonë nga sporti.

“Për mendimin tim ky nuk është vetëm skandal, por ky “trajner” duhet të përjashtohet përgjithmonë nga sporti. E për mendimin tim duhet të nxirret edhe para drejtësisë për dhunë ndaj fëmijës…”, shkroi ndër të tjera gazetari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Skandal e përtej skandali…

Një person që vetes i thotë trajner i Kosovës godet me shuplakë një vogëlushe tetëvjeçare pas humbjes në finale në kampionatin europian në Taekëondo për fëmijë. Vogëlushja nga Kosova pas një gare të mirë humbë finalen nga një garuese serbe, ndërsa ky farë “trajneri” në vend se ta marrë përqafe dhe t’i japë zemër, fillimisht e tërhoqi fort nga helmeta në kokë dhe më pas e goditi me shuplakë vajzën e përlotur!

Ky “trajneri” qenka babi i garueses dhe tani po thotë: “Ajo është vajza ime dhe më shumë se unë, nuk e do askush. Në momentin që vajza ishte e ç’orientuar dhe e zemëruar… Unë thjeshtë doja ta qetësoja… ”. Kështu qetësohen fëmijët?

Për mendimin tim ky nuk është vetëm skandal, por ky “trajner” duhet të përjashtohet përgjithmonë nga sporti. E për mendimin tim duhet të nxirret edhe para drejtësisë për dhunë ndaj fëmijës…

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *