Sllovenia tashmë për herë të parë do ta ketë në krye të saj një presidente grua.
Ajo është Natasha Pirc Musar.
Me këtë rast, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka uruar homologen e saj.
Osmani tha se pret që së bashku të punojnë për partneritetin e palëkundur mes Kosovës dhe Sllovenisë.
“Ndërsa merrni këtë rol të rëndësishëm, mezi pres të punoj ngushtë me ju për të ndërtuar partneritetin e palëkundur Kosovë-Slloveni, të bazuar në vlerat tona të përbashkëta demokratike”, uroi Osmani.