Die. Nën 24th, 2024

Sot emërohen anëtarët e Bordit të Infrakos-it, këta janë 6 kandidatët më të vlerësuar

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot dhe ka 18 pika në rend dite. Në mesin e tyre është edhe Shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike N.P.H InfraKos Sh.A. Lista e atyre që do të emërohen tashmë është gati dhe nesër do të kompletohet bordi i kësaj ndërmarrje.

Intervistat e kandidatëve janë zhvilluar me 6, 10 dhe 13 mars.

Ambasada Britanike ka publikuar rezultatet e kandidatëve që mund të emërohen.

Nga pikët maksimale 30, Genc Hundozi ka marrë 20.0, Hasan Preteni 19.0, Besarta Zuka 19.0, Fitim Raci 18.5, Fatmir Rushiti 17.0 dhe Edona Nahi 16.5 pikë.

Anëtarët e komisionit ishin: Denis Dautaj (kryesues), Venera Çerkini, Leonita Shabani, Merita Uruqi dhe Shaban Neziri.

Anëtarët e Komisionit dhe Partnerët Zbatues poentojnë kandidatët në mënyrë të pavarur prej njëri tjetrit. Nga poentimet e secilit vlerësues nxjerrët mesatarja (veç për Komisionin dhe veç për Partnerët Zbatues) për të prodhuar dy rezultate përfundimtare për kandidatët (një për Komisionin dhe një për Partnerët Zbatues).

Për çdo proces, Komisioni do të ja paraqesë organeve përkatëse një listë të të kandidatëve që rekomandohen, së bashku me rezultatet, siç ceket në rregulloret përkatëse. Për çdo proces, Partnerët Zbatues do të paraqesin një raport konfidencial në Ambasadën Britanike. Ky raport përfshin rezultatet e tyre dhe ato të Komisionit, bashkë me vërejtjet eventuale rreth performancës së kandidatëve në procesin e përzgjedhjes. Këto raporte pastaj i paraqiten Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit sipas Memorandumit të Mirëkuptimit. Për ndërmarrjet publike komunale, raportet konfidenciale i paraqiten kryetarit të komunës përkatëse

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *