Enj. Tet 31st, 2024

Specialja ia vazhdon paraburgimin Thaçit në Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Kërkesa e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi për rishikim të vendimit për vazhdimin e paraburgimit është refuzuar sot nga gjyqtari Charles L. Smith.

“Gjykata urdhëron vazhdimin e paraburgimit për Thaçin”, thuhet në vendimin që është nxjerrë sot e që përputhet edhe me ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në vendim janë përmendur disa karakteristika për të cilat thuhet se janë arsye pse duhet të vazhdohet paraburgimi për Thaçin.
Këtu sipas Speciales përfshihen “ndikimi dhe autoriteti i Hashim Thaçit, njohuritë për akuzat dhe provat kundër tij dhe gjithashtu mundësia për një dënim me burgim të gjatë”, “rrezikun që Thaçi do të pengonte procedurat e Gjykatës Speciale”, “rrezikun e kryerjes, nxitjes ose ndihmës për krime të mëtejshme”, “faktin që masat kufizuese për lirim nuk janë të mjaftueshme për të zbutur rreziqet”, “peshën dhe kompleksitetin e akuzave kundër Thaçit” dhe “progresin që vazhdohen të bëhet drejt fillimit të gjykimit e ku kanë mbetur më pak se gjashtë javë”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *