Pre. Sht 20th, 2024

Stano sërish kërkon zgjidhje për dinarin

Peter Stano, zëdhënësi i BE-së, ka thënë se çështja e dinarit në Kosovë duhet të zgjidhet.

Në një konferencë të sotme për media, ai ka thënë se palëve, Kosovës dhe Serbisë, u kanë dërguar ftesa për takim.

“U kemi dërguar ftesa partnerëve për të diskutuar çështje të caktuara, dhe shpresojmë që të dy palët të pajtohen dhe të zgjidhin çështjen e shkaktuar nga një vendim fatkeq dhe i pakonsultuar nga njëra palë dhe që ka ndikuar te pala tjetër. Ky është roli ynë si lehtësues. Nuk jemi komentues të të gjitha gjërave që ndodhin, vetëm tentojmë t’i ndihmojmë palët të gjejnë zgjidhje”, u shpreh ai në këtë konferencë.

Edhe dje, Stano u pyet në lidhje me deklaratën e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se nuk do të shkojë në Bruksel për të diskutuar për dinarin, raporton Klankosova.

Ai tha se sjella e Bislimit ndaj zyrtarëve të BE-së është e papranueshme.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *