Sht. Nën 23rd, 2024

Statovci: Votimi ynë për rezervat shtetërore ka qenë në dakordancë që marrëveshjet ndërkombëtare të votohen

Deputetja e GUXO-s, Jeta Statovci ka folur rreth komisionit të rezervave shtetërore.

Ajo në Info Magazine të Klan Kosovës tha se kërkesa e GUXO-s ka qenë funksionalizimi i këtij komisioni si dhe vet kanë votuar, por në dakordancë që marrëveshjet ndërkombëtarë të votohen, njofton Klankosova.tv

“Ne kemi pasur një kërkesë, e cila ka qenë funksionalizimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore, për të cilat ne edhe vet kemi votuar dhe e kemi themeluar nën dakordancën që marrëveshjet ndërkombëtare të votohen. Kjo ka qenë kërkesa e cila ka rezultuar nga ana e opozitës si dhe ka marr përgjigjen tonë me funksionimit dhe realizimin e këtij komisioni i cili mban mbledhje të përjavshme”, u shpreh Statovci.

Ajo po ashtu deklaroi se gjatë mandatit të tyre buxheti për shëndetësi është dyfishuar ndërsa nga 20 milionë në 60 milionë është rritur buxheti për barnat.

“Ne e kemi dyfishuar buxhetin për shëndetësi në mënyrë që të ketë investime të mjaftueshme ne sektor dhe gjithashtu nga 20 milionë në 60 milionë për barnat”, tha Statovci.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *