Hën. Nën 25th, 2024

Stina e pranverës në Kosovë, a do filloj njehësimi i orës verore?

Këtë vit Stina e pranveres ka filluar me 20.03.2024në orën 04:06, ndërsa në të njëjtën kohë filloi vjeshta për banorët e Hemisferës jugore.Ndërsa do të zgjas deri me 20 qershor.

Toka nuk lëviz me shpejtësi konstante elipitike të saj (ovale) orbite, kështu që stinët nuk janë me gjatësi të barabartë. Pranvera zgjat mesatarisht 92,8 ditë në Hemisferën veriore dhe 89,8 ditë në Hemisferën jugore.

Por se a do te vazhdoj ora me njehsimin dimeror apo veror?.

Këtë vit, llogaritja verore e kohës do të zgjasë nga 31 marsi deri më 27 tetor.

Kjo do të thotë se natën mes datës 30 dhe 31 mars do të lëvizim akrepat e orës nga ora 2 në 3.

Atë natë to të flemë më pak, por dita e nesërme do të jetë më e gjatë.

Pse është e diskutueshme llogaritja verore e kohës?

Deri më 27 mars 1983, ora në vendin tonë nuk është ndryshuar dhe atë ditë, në përputhje me vendimin e Bashkimit Evropian, u vendos ora verore.

Megjithatë, shumë vende e kanë hequr këtë praktikë dhe ka ende mosmarrëveshje nëse do të lëvizin orët dy herë në vit apo do të vendoset vetëm koha dimërore.

Një nga arsyet që më së shpeshti përmendet si motiv për braktisjen e orës verore është hulumtimi shkencor për ndikimin e ndryshimit të orës në shëndetin e njerëzve, i cili po bëhet gjithnjë e më shpesh në botë dhe më së shumti tregon pasojat negative të kësaj praktike.

Marrëveshja për propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e ndërrimit sezonal të orës në javën e fundit të marsit, gjegjësisht në fund të tetorit, ende nuk është arritur. Në vitin 2019, propozimi u mbështet nga Parlamenti Evropian dhe shteteve anëtare iu dha afat deri në prill 2020 që të deklarohen nëse do të përdorin orën verore apo dimërore.

Vendimi përfundimtar nuk u arrit asnjëherë, sepse pandemia e koronavirusit u shpall në mars 2020, masa të rrepta epidemiologjike u vendosën në shumicën e vendeve evropiane dhe deklarata për këtë çështje nuk u vendos si një nga prioritetet.

Por Sa ndikon pranvera ne trupin e njeriut??

Pranverën e duan të gjithë, lulet, dielli, moti i ngrohtë. Atë që ne nuk e dinim, është se kjo stinë sjell ndryshime të shumta në trupin tonë. Ekspertët kanë se me ardhjen e pranverës ndryshojnë shumë gjëra përveç sistemit imunitar. Mënyra se si ne perceptojmë ngjyrat apo funksione të tjera të trurit ndryshojnë me ardhjen e pranverës.

Një studim shpjegon se performanca mendore dhe kujtesa është shumë më e mirë në pranverë se në vjeshtë. Kur vjen puna tek vëmendja, ajo është më e mirë në verë dhe më e keqe në dimër. Këto janë 4 mënyrat se si ndikon stina tek ne.

Temperaturat; Ndikimi i parë është ai i temperaturave të cilat rriten ndjeshëm. Kjo nënkupton më shumë kohë për aktivitet fizik dhe më shumë ushqyerje të shëndetshme.

Keukenhof Gardens Desktop Background

Dielli Dhe Vitamina D; Ekspozimi më i gjatë në diell nënkupton një rritje të aftësisë së trupit për të prodhuar më shumë vitaminë D. Kjo vitaminë luan një rol shumë të rëndësishëm për kockat por edhe për shëndetin e trurit. Nivelet e ulëta të kësaj vitamine, përkeqësojnë funksionet mendore.

Lumturia; Bota u prezantua me ndikimin e stinëve në mirëqenien e njeriut që në vitet 80. Ishte pikërisht Norman Rosenthal, sipas të cilit ikja e dimrit dhe ardhja e pranverës i bën njerëzit përgjithësisht më të lumtur dhe optimistë. Kjo i atribuohet pranisë afatgjatë të dritës natyrale.

Gripi; Ekspertët e mjekësisë popullore Kineze, thonë se ndryshimi i stinëve shoqërohet me simptoma të ngjashme me të gripit dhe luhatje humori. Megjithatë, këto mund të stabilizohen me aktivitet fizik, falë të cilit organizmi çliron më shumë endorfinë. Në pranverë, instinkti i parë në mëngjes është hapen dritaret e të thithet ajri i freskët i pranverës.

Drita e saj ndriçon shtëpinë, trupin dhe trurin dhe sjell më shumë lumturi dhe motivim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *