Mër. Nën 27th, 2024

Stoltenberg flet me Kurtin dhe Vuçiqin, u kërkon të përmbahen nga përshkallzimet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka diskutuar së fundi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Këtë e bëri të ditur vet Stoltenberg, ndërsa shprehet se lidhur me tensionet në veri, u ka kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga përshkallëzimet.

”Fola me @avucic dhe @albinkurti për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim. Dialogu është e vetmja rrugë përpara. @NATO_KFOR mbetet vigjilent”, shkruan Stoltenberg.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *