Sht. Nën 23rd, 2024

Sulmet ndaj gazetarëve në veri, reagon ashpër Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një reagimi në mediat sociale, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ndaj gazetarëve kosovarë.

Hovenier, në një postim në Twitter, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bashkohen Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Bashkimit Evropian duke e dënuar sulmet ndaj gazetarëve, në veri të vendit.

“Shtetet e Bashkuara i bashkohen Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, duke dënuar ashpër një seri sulmesh kundër gazetarëve kosovarë. Mediat duhet të jenë në gjendje të punojnë pa kërcënime, dhunë dhe frikësim. Një shtyp i lirë dhe i pavarur është themeli i demokracisë”, shkruan ambasadori Hovenier.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *