Enj. Sht 19th, 2024

Sulmi ndaj Fushë Kosovës? Reagon Ballkani: Ka një tendencë për dëmtimin e reputacionit tonë!

Skuadra e Ballkanit shënoi një fitore të lehtë ndaj Fushë Kosovës me rezultatin 3:0 në Superligën e Kosovës.

Por, pas ndeshjes në një postim në rrjetet sociale – klubi mysafir pretendoi se u sulmua nga zyrtarët e klubit nga Suhareka, shkruan Indeksonline

Kampioni aktual i Superligës ka bërë një reagim në rrjetet sociale duke thënë se po punohet për ta prishur imazhin e klubit.

“Për fat të keq, jemi duke u përballur me një fushatë të pakuptimtë kundër nesh, me tendencë dëmtimin e reputacionit tonë. Nuk kalojnë akuzat për asnjë sulm në shtëpinë tonë. Ndeshjet fitohen apo humben në fushë, kur aty mbyllet takimi, të tjera vegëza nuk e ndryshojnë asnjë gjë.”

“Zhvilluam sot një ndeshje të qetë, të thjeshtë dhe me dominim të pritshëm e logjik, ndaj një skuadre tashmë të Ligës së Parë. Shënuam 3 gola dhe krijuam raste edhe për shumë gola tjerë”, shkruhet në një pjesë të reagimit.

Kurse sa i përketë fyerjeve brenda zhveshtores, Ballkani thotë: “Për fat të keq, një rezultat i tillë e mëse normal ndaj Fushë Kosovës, nuk qe i kapërdishëm për dikë, konkretisht zv.trajnerin e tyre, i cili rrugës për zhveshtore, nisi të fyej e ofendojë në drejtim të anëtarëve tanë, e dikush edhe mund të ja ketë kthyer me fjalorin e njejtë. Për këtë posa t’i marrim të gjitha detajet nga akterët, do të sqarohemi me informacione të tjera.”.

Kujtojmë që skuadra e Ilir Dajës është afër titullit kampion në Superligë këtë edicion. Madje kësaj skuadre i duhet vetëm edhe një pikë në dy ndeshjet e fundit./IO

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *