Mër. Mar 19th, 2025

Sulmi në Mannheim, policia arreston të dyshuarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjermani.

Së paku një person ka vdekur, e dhjetëra të tjerë raportohen të lënduar, kur një veturë hyri në turmën e njerëzve në qendër të Mannheim-it, në sheshin “Paradeplatz”.

Ndërkohë, mediat gjermane raportojnë se tashmë është arrestuar edhe i dyshuari lidhur me rastin.

Organet e rendit nuk japin detaje lidhur me identitetin e personit të dyshuar, apo edhe motivin që lidhet me ngjarje, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë rast autoritetet e sigurisë gjermane kanë nisur një operacion të gjerë.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet, derisa iu është kërkuar edhe banorëve që ta shmangin zonën deri në përfundimin e operacionit policor.

Incidenti në fjalë, vjen vetëm disa javë pas një sulmi të ngjashëm me makinë në Munchen, ku dy persona humbën jetën

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *