Tashmë na ndajnë vetëm 10 ditë nga nisja e “Euro 2024” që do të zhvillohet në Gjermani.
Dhe pak para nisjes së këtij Evropiani, një superkompjuter parashikoi fituesin e “Euro 2024”.]
Favoritë kryesorë për të fituar janë Anglia dhe Franca me 19%.
Ndërsa shancat e Kombëtares Shqiptare për të arritur çerekfinalen janë 11%, për në gjysmëfinale 3.2%, në finale 0.8% dhe për të fituar 0.2%.
Kujtojmë që “Euro 2024” nis më 14 qershor, me ndeshjen hapëse që do të zhvillohet mes Gjermanisë dhe Skocisë në “Allianz Arena”.