Mër. Tet 23rd, 2024

Sveçla deklarohet pë mbyllejn e bankave te jashtëligjshme në veri të vendit

Policia e Kosovës, këtë të hënë e ka filluar një aksion në veri të vendit ku janë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore”, në veri.

Rreth këtij aksioni ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se ky institucion financiar i Serbisë ishte i jashtëligjshëm.

”Me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, në katër komunat në veri të Kosovës ka realizuar sot operacionin e kontrollit dhe mbylljes së 6 njësive të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica) si institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës.” ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *