Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka nënshkruar sot marrëveshjen me drejtorin e ri të Policisë, Gazmend Hoxha për strukturën e re organizative në këtë institucion.“Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha sot kemi nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë” shkruan Sveçla në njoftim