Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka takuar homologun e tij bullgar Atanas IIkov.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale.
‘’Isha i nderuar të takoj Ministrin e Brendshëm të Bullgarisë Atanas Ilkov sot në Sofie, ku biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale që na bashkojnë për t’i zgjidhur. U pajtuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushat që mbulojmë, në mënyrë që të arrihen me sukses qëllimet e përbashkëta për një rajon të qetë e të sigurt’’, ka thënë Sveçla.
Falënderova Ministrin Ilkov për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë për shtetformin në të kaluarën dhe proceset integruese të vendit tonë tani ka shtuar më tutje Sveçla.