Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla ka thënë se duke e ndjerë dhe prekur këtë numër skandaloz të infektuarve dhe të vdekurve, edhe publikisht iu ka adresuar presidentes Vjosa Osmani që të anuloi zgjedhjet lokale.
Sa i përket menaxhimit të pandemisë, ai ka thënë se si institucione janë për marre e gjynah, derisa i ka kërkuar Osmanit që të anulojë zgjedhjet dhe të formojnë sa më shpejt grupin për shpëtim nacional nga pandemia.
Postimi i plotë i Sylës:
Presidentes…Kërkesë
E nderuar anuloi zgjedhjet lokale për 6 muaj…
Duke e ndjerë dhe prekur këtë numër skandaloz të infektuarve dhe të vdekurve po ju adresohem publikisht pasi s’po merrni vesh.
PRESIDENTE jemi për marre e gjynah, për menaxhim të Pandemisë, ju lutem jeni bija e një punëtorë të respektuar shëndetsore, e dini pra çka do thotë kjo. Jemi lodhur, dermuar, ofenduar e të neglizhuar…andaj veproni.
Nuk po kërkoj takime, foto të çastit e lëmosh, po kërkoj njerëzi dhe ndenjë.
KRYETARE ANULONI ZGJEDHJET LOKALE DHE FORMONI SA MË SHPEJT NGA JU GRUPIN PËR SHPËTIM NACIONAL NGA PANDEMIA …JEMI KEQ…
ME RESPEKT DR.Blerim Syla