Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, ka bërë të ditur se sot ka qenë për vizitë në veri të vendit.
Në platformën X, ai ka theksuar se aty pati takime me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.
“Duke i falënderuar për bashkëpunimin, shpreha nevojën që Kosova dhe Serbia të kenë angazhim të sinqertë në dialog”, ka shkruar Szunyog.