Mar. Nën 26th, 2024

Szunyogu kërkon nga Qeveria ta heqë ndalimin e produkteve serbe në Kosovë

Shef i Zyrës së Bashkimi Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që sa më shpejt ta heqin vendimin për ndalimin e produkteve serbe që të hyjnë në Kosovë.

Diplomati evropian, në nisje të punimeve të Forumit të Parë për Investime të Qëndrueshme, organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë, ka thënë se investimet e qëndrueshme kërkojnë vëmendjen e të gjithëve.

“Për Kosovën dhe Serbinë do të ketë disa kushte shtesë që të angazhohen në mënyrë konstruktive me rezultate të prekshme në përmirësimin e marrëdhënieve. Në këtë drejtim lëvizja e lirë e mallrave shërbimeve dhe punëtorëve, paraqitet më shumë në planin zhvillimor. Inkurajojmë Kosovën që të heqë sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe në Kosovë. Investimet e qëndrueshme kërkojnë vëmendjen e të gjithëve”, ka thënë Szunyogu. “Sustainable Investment Forum” është një mbledhje prestigjioze e liderëve të industrisë, politikë-bërësve dhe ekspertëve të angazhuar për të nxitur ndryshime transformuese drejt investimeve më të qëndrueshme. Ngjarja do të zhvillohet, më 27 dhe 28 maj. Ky forum do të ofrojë një platformë për folësit e shquar për të eksploruar çështje urgjente, për të ndarë zgjidhje inovative dhe për të diskutuar strategjitë bashkëpunuese që synojnë përshpejtimin e transicionit global drejt investimeve të qëndrueshme, duke hapur rrugën drejt një të ardhme më të gjelbër për brezat që vijnë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *