Sot janë zhvilluar tre ndeshje në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll, të vlefshme për javën e 25-të.
Kampioni në fuqi, Ballkani ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Fushë Kosovës, me rezultat 2-0,.
Këtë gabim nuk e ka shfrytëzuar skuadra e Llapit, e cila u mposht me rezultat 2-1 nga Malisheva.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani ka fituar me rezultat 3-0 ndaj Lirisë.
Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 51 pikë, një më shumë se skuadra e Llapit.
Në vendin e tretë renditet Drita me 46 pikë ndërsa në vendin e katërt ndodhet skuadra Malishevës me 44 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 25 pikë, Fushë Kosova me 19 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 10 pikë.