Pre. Nën 22nd, 2024

Tahiri: Përgjimet janë shumë serioze, dorëheqja e Qeverisë është më e pakta që mund të bëhet

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, në të cilën dëgjohet Shefja e GP-së së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, duke folur me Igor Simiqin e Listës Serbe.

Në një konferencë për media, Tahiri ka theksuar se kjo që ka ndodhur është serioze dhe dorëheqja e Qeverisë është më e paktë që mund të bëhet.

“Përgjimet e sotme janë shumë serioze, jo se është publikuar kjo bisedë por sepse aty shpërfaqet një marrëveshje që ka qenë marrëveshje nga dita e parë e kësaj qeverie. E dyta ajo që duhet fillimisht t trajtojmë serioz është se temat që janë diskutuar në këtë takim janë të interesit shtetëror dhe shkeljet janë flagrante si në aspektin e ligjit dhe moralit”, ka deklaruar Tahiri.

closevolume_off
Ndërsa, Kusari-Lila tha se nuk ka komunikuar asnjëherë me nënkryetarin e Listës serbe, Milan Radojçiqin, i cili ka urdhërarrest nga Policia e Kosovës.

Për të njëjtin, tha se do të arrestohet në momentin që do të kapet nga Policia.

Unë nuk kam as numër, as komunikim me Milan Radoiçiqin. Unë i përmenda, kanë qenë dy përfaqësues këtu që ishin, përderisa gjatë gjithë kohës i kam refuzuar dhe i kam rezistuar komunikimit me të dhe komunikimi çfarë kanë pasur Lista serbe me Milan Radojçiqin është çështje e tyre, e kanë nënkryetar, ai dihet se si është dhe në Qeverinë Kurti është kthyer aktakuza dhe është kthyer urdhërarresti, prandaj edhe në momentin që do të zihet ai do të arrestohet. Prandaj nuk ka ndonjë hapësirë për ndonjë komunikim tjetër në raport me këtë person”, tha ajo.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *