Sht. Nën 23rd, 2024

Takimi i 27-shkurtit/ Lajçak lë një porosi për Kurtin dhe Vuçiq

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak ka thënë sot se pret që të dyja palët, si Beogradi dhe Prishtina në takimin në Bruksel të hënën ta pranojnë Planin Evropian për zgjidhjen e Kosovës.

“Plani, të cilin besoj që do ta pranojmë të hënën do të bëhet obligative për të dyja palët. Nuk është një marrëveshje e përkohshme, pas saj do të vazhdojë procesi i normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve, i cili duhet të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, para hyrjes së Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian”, ka thënë Lajçak në intervistë për Tanjug.

Në lidhje me themelimin e Asociacionit, ai thotë se është herët të flitet për të jashtë dialogut meqenëse të gjithë flasin në mënyrën e vet si e mendojnë se do të ndodhë.

Sipas tij, të dy palët do të vendosin se si do të zbatohet Asociacioni përmes marrëveshjes brenda dialogut.

“Prandaj, duhet të fillojmë këtë dialog dhe duhet ta përmend se edhe Kosova edhe Serbia kanë të drejtat dhe mundësitë e njëjta në dialog, në pikat e marrëveshjes dhe këto mundësi duhet t’i shfrytëzojnë të dy palët”, ka thënë Lajçak.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *