Është organizuar një takim mes tre ish-presidenteve të rajonit: atë të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.
Fatmir Sejdiu, Sali Berisha dhe Stipe Mesic, u takuan në një tavolinë diskutimesh, pas shumë vitesh.
Këtë e ka bërë të ditur ish-presidenti shqiptar, Berisha.
“Një takim me miq të vjetër! Me ish Presidentin e Kroacisë, mikun e çmuar të shqiptarëve Shtipe Mesiç dhe ish Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Ai ka thënë se në këtë takim biseduan mbi zhvillimet aktuale në Shqipëri dhe rajon