Taulant Xhaka ka marrë një vendim të papritur.
Futbollisti kosovar ka vendosur të pensionohet nga futbolli, pas përfundimit të sezonit, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Xhaka përmes një postimi në Instagram.
Ai ka zhvilluar 479 ndeshje me Baselin që nga viti 2013, ku ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 31 asistime.
33-vjeçari po ashtu ishte edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, ku ka zhvilluar 30 ndeshje dhe ka shënuar një gol.