Hën. Mar 31st, 2025

Të dielën ndërrohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta përpara-llogaritja e kohes verore

Në natën mes të së shtunës dhe së dielës (29-30 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara.

Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta përpara duke shënuar 03:00.

Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë. Këtë herë akrepat e orës nuk do të rikthehen pas deri më 26 tetor.

Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë vendet e Evropës.

Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma evropiane përcakton datat e fillimit të orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta përpara dhe orës dimërore kur ato kthehen 1 orë mbrapa

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *