Sht. Nën 23rd, 2024

Të hënën nuk do të ketë mësim në ato shkollat ku do të mbahen votimet

Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të hënën më 18 tetor të mos ketë mësim, në ato shkolla ku do të mbahet procesi i votimit të dielën.

“Bazuar në kërkesën e Asociacionit të komunave që me datën 18 tetor (një ditë pas zgjedhjeve lokale ku votimet mbahen në shkolla), të mos mbahet mësimi në shkolla, Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci ka marrë vendim bazuar në këtë kërkesë.
Pra me datën 18 tetor 2021 (e hënë) në shkollat ku kanë qenë qendra të votimit do të mbahet vetëm mësimi online sipas variantit C, derisa këtë ditë këto shkollat do të dezinfektohen dhe ajrosen”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

AKK njofton se në shkollat ku nuk janë mbajtur votimet për zgjedhjet lokale do të vazhdoj puna normalisht.

“Një kërkesë të tillë Asociacioni i Komunave të Kosovës pati adresuar tek Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci për t’i mbrojtur nxënësit nga infektimet e mundshme me virusin e pandemisë Covid19”, thuhet në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *