Më 12 qershor, bëhen 23 vite prej kur Kosova është çliruar nga pushtuesi serb.
Për nder të Ditës së Çlirimit, më 13 qershor, nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme, do të kenë pushim ditën e hënë.
Në këtë datë, forcat këmbësore të NATO-s zbarkuan në territorin e Kosovës, duke i dhënë fund vuajtjeve të popullit shqiptar, i cili ishte i shtypur ndër shekuj nga pushtuesi serb.
Ndryshe, disa nxënës do ta kenë pushim edhe ditën e martë, në shkollat që janë qendra testimi për Testin e Arritshmërisë.