Sht. Nën 23rd, 2024

Të martën seanca e Kuvendit, në rend dite edhe projektligji për konfiskimin e pasurisë

Nesër Kuvendi i Kosovës nga ora 10:00 do të mbajë seancë plenare.

Në rend dite në seancën e nesërme është edhe projektligji për konfiskimin e pasurisë.

Po ashtu, në rend të ditës është edhe: Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-106 për ratifikimin e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-119 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e Aderimit në Bashkimin Evropian dhe Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-118 për ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit

Njoftimi i Kuvendit të Kosovës:

Seanca plenare e Kuvendit

· Vendi: Kuvendi i Kosovës

· Koha: 10:00

Rendi i ditës

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-106 për ratifikimin e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-118 për ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-119 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e Aderimit në Bashkimin Evropian,

7. Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-111 për Arkivat Shtetërore,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-114 për Regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-103 për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit,

16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-074 për Turizmin,

17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-075 për markat tregtare,

18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-076 për Mbrojtjen e sekreteve tregtare,

19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,

20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme,

21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-026 për tokën bujqësore,

22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate,

23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim,

24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,

25. Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-025 për

Shëndetin Mendor,

26. Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,

27. Propozimet e GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin parlamentar dhe plotësimin e anëtarit në Komisionin Ad-hoc.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *