Të paktën 13 persona janë vrarë pas një sulmi ajror në një fabrikë të miellit në qytetin ukrainas Makariv, në rajonin e Kievit, kanë thënë shërbimet lokale të urgjencës.
Pesë persona u shpëtuan, tha ai, duke shtuar se rreth 30 persona besohet se kanë qenë në fabrikë përpara sulmit, raporton Skynews,
Kjo vjen pasi Ministria e Jashtme e Ukrainës pretendoi se trupat ruse kanë vazhduar të gjuajnë raketa në disa qytete, duke përfshirë Kievin – pavarësisht premtimit për korridoret humanitare.
Që nga mëngjesi i sotëm, gjashtë korridore humanitare u hapën në Ukrainë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse