Sht. Nën 23rd, 2024

Të shtëna me armë zjarri afër spitalit të Prizrenit, arrestohen të dyshuarit

Afër lagjes së spitalit të Prizrenit janë dëgjuar të shtëna armësh pas një mosmarrveshje në mes të palëve.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, ku tha se një person është arrestuar ndërsa nuk ka të lënduar.

“Afër lagjes së spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar të dyshuarit janë arrestuar. Deri te gjuajtja ka ardh pas një mosmarrveshje në mes të palëve. Një gëzhoj është gjet në vendngjarje, disa persona janë duke u intervsituar”, ka thënë Bytyqi për Indeksonline.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *