PAS PYETJEVE TE RTV ARBERIA 1 TELEKOMI KA DAL ME NJE NJOFTIM NE LIDHJE ME NDERRIMIN E KODIT NGA I MONAKOS NE TE KOSOVES
“Telekomi i Kosovës mbrëmë ka filluar migrimin e platformave të reja dhe në të njejtën kohë implementimin e kodit shtetëror mobil.
Është përfunduar migrimi i Databazës së Konsumatorëve mobil. Ditëve në vijim, do të vazhdohet me platformat e tjera të teknologjisë së fundit.
Si rezultat i këtij migrimi dhe ndryshimit të kodit të Monakos me atë të Kosovës, nevojitet rikyçja e telefonave në rrjet. Fluksi tepër i madh i rikyçjeve me kodin e ri ka shkaktuar ngarkesë në rrjet, dhe me këtë rast disa konsumatorë kanë mbetur të palokalizuar.
Lusim konsumatorët për pak durim dhe mirëkuptim, pasi për shkak të ngarkesës momentale, operatorët tanë në Qendrën e Thirrjeve dhe rrjetet sociale ndoshta nuk do të mund t’u përgjigjen menjëherë, siç ndodh zakonisht!”
THUHET NE NJOFTIM