Dhëndri dyshohet se e ka plagosur ish-vjehrrin e tij, tha Policia e Kosovës në një njoftim për media.
Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit, tha se një 31 vjeçar është arrestuar.
“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kane arrit qe te gjejnë dhe sekuestrojnë armen me te cilën dyshohet se është përdor në ketë rast”, tha Gashi.
“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se te njëjtit kane ka gjuajtur me arme zjarri dhe ka plagosur viktimën K Q (Ish vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes te vajzës se tije dhe te dyshuarit”, tha Policia.