Sht. Nën 23rd, 2024

Thaçi thotë se nuk do ta takojë diplomatin sllovak Lajçak nëse nuk diçka konkrete për të thënë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk do ta takojë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili pritet të mbërrijë sot në Kosovë për qëndrim 3-ditor, nëse ai nuk ka diçka konkrete për të thënë.

Thaçi në konferencën e sotme për media, tha se  “koha e hulumtimeve dhe e ligjëratave ka përfunduar”.

“Lajçak ende nuk është në Kosovë, kur të mbërrijë do të komunikojnë ekipet tona dhe do të shohim. Nëse z. Lajçak ka diçka konkrete për të thënë, jam i gatshëm të takohem. Përndryshe nuk ka arsye. Nëse ka ardhur në Kosovë për të hulumtuar terrenin, atëherë s’ka nevojë për këtë. Lajçka duhet të jetë i qartë, të tregojë se çfarë qëndrimi ka BE-ja për liberalizimin e vizave për kosovarët. Kjo na duhet më tepër se ligjëratat e pafundme. Nëse jo, atëherë do të jetë mision i pasuksesshëm i tij”, tha Thaçi

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *