Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit ka ftuar debat publik pas paralajmërimet për rritje të çmimit të ujit të pijes.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media.
Me këtë rast, janë ftuar edhe konsumatorët që të marrin pjesë në diskutim.
Njoftimi i plotë:
Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit, në bazë të kompetencave të dhëna me nenin 20, të Ligjit Nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, dhe Kreut V të Rregullores Nr. 12/2020 për Përcaktimin e Tarifave për Shërbimet e Ujit në Kosovë, vë në diskutim publik:
Përcaktimin e tarifave të shërbimeve të ujit
Njoftohen të gjithë qytetarët, konsumatorët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara që të marrin pjesë në diskutimin publik për përcaktimin e tarifave të Procesit Tarifor 2022-2024 të zonës së shërbimit të KRU ” Prishtina ” sh.a., Prishtinë.
Ky diskutim publik do të mbahet sipas këtyre specifikave:
Data: 19.11.2021
Ora : 11:00
Vendi: Ndërtesa e KRU ” Prishtina ”, Rruga ” Hazir Shala ” nr . 4, Prishtinë
Ofruesi i shërbimeve do të përgatis një prezantim nga BPRR.