Die. Nën 24th, 2024

Thyhet rekordi/ Dogana mbledhë mbi 500 milionë euro

Dogana e Kosovës për herë të parë ka arritur të kalojë 500 milionë euro të hyra në këtë periudhë të vitit.

Kjo shifër paraqet një rekord të ri pasi që nga themelimi i Doganës të hyrat në këtë periudhë të vitit kanë tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milionë eurove.

“Krahasimi me vitin e kaluar tregon që Dogana ka mbledhur deri me 19 maj 500,1 milion euro derisa vitin e kaluar të njetën periudhë ne kishim mbledhur 434,4,ilion euro, respektivisht shprehur në përqindje 15% më shumë apo 66 milion euro më shumë. Gjithashtu edhe në krahasimi me projeksioni buxhetor të mbledhjes së të hyrave për vitin 2022 dogana e ka tejkaluar me 6.11% më shumë. Trendi pozitiv që dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022”, thuhet nw njoftimin e Doganws sw Kosovws.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *