Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka pyetur Qeverinë se a është Asociacioni parakusht për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.
Kadijaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Qeveria duhet të jetë transparente me publikun.
“Kosova këto ditë e kishte një lajm të mirë, sepse është më afër anëtarësimit në KiE. Por, kjo qeveri duhet me qenë transparente, a është edhe një parakusht, a duhet të bëhet edhe Zajednica, tregoni këto, jeni transparent me publikun, me qytetarët e Kosovës.” – tha ajo.
Tutje, Kadrijaj shtoi:
“A është në rregull, tokat e Manastirit por edhe Asociacionit, për në KiE. Çka duhet të bëjë Kosova kur dëshiron të jetë pjesë e NATO-s e BE-së”.