Enj. Nën 28th, 2024

Tomë Gashi thote se ura e Ibrit do te hapet

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 99

Avokati, Tomë Gashi i ftuar në “FIVE”, është shprehur se hapja e urës së Ibrit është veprimi i radhës në shtrirjen e sovranitetit në veriun e Kosovës.

“Pas 12 qershorit të vitit 1999 ajo pjesë ka qenë e zbrazët prej serbëve, për shkak të shumë veprimeve që kanë qenë të koodinume e që nuk është dashur, atëherë edhe një pjesë e serbëve që nuk kanë jetu në pjesën veriore të Kosovës janë ardhë si kanë ardhë pastaj në vitin 2000 i kanë përzënë 19 mijë shqiptarë i kanë vrarë reth 20 dhe plagosë reth 100, pas luftës kemi ardh në situatë të tillë që me leju,” ka thënë Gashi.

Se a është përdorim politik nga Qeveria apo është koha që të hapet ura e Ibrit, Gashi shprehet bindshëm pozitiv se kryeministri Albin Kurti do e bëjë edhe këtë hap.

“Albin Kurti me koordinim pa koordinim problemin e targave të makinave, Serbia me pasuesin e Millosheviqit, që është Vuçiqi me i leju target me kalu atje me shenjën e Republika e Kosovës RKS, Albini u a ka pru punën që ata me pranu, dinari u hoq, zgjedhjet u mbajtën, me koordinim e pa koordinim ura do të hapet,” shtoi Gashi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *