Sht. Nën 23rd, 2024

Tri vite burg për të dyshuarin që pagoi me para falso në pompë të benzinës

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit R.Z për veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari R.Z është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite, të cilin dënim i akuzuari do ta mbajë pasi aktgjykimi do ta merr formën e prerë.

I akuzuari R.Z është recidivist i disa veprave tjera penale.

Më datë 11.01.2021 rreth orës 20:55 në Lipjan, në pompen e derivateve “Luma Petrol”, gjatë kontrollimit të veturës së të akuzuarit R.Z nga ana e Policisë së Kosovës, është gjetur kartëmonedha në vlerë prej 500 eurosh, e cila ka qenë e falsifikuar, e cila ishte vërtetuar nga raporti i Forenzikës së Kosovës.

I akuzuari kishte qenë në dijeni se monedha ishte e falsifikuar, por të njëjtën kishte tentuar ta fus në qarkullim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *